TIRANE- Kandidatët të cilët dëshirojnë të ndjekin një të drejtë studimi në universitetet e larta, por që kanë përfunduar arsimin e mesëm para vitit 2006 duhet që t’u nënshtrohen provimeve të maturës nën me të njëjtat rregulla sikundër është përcaktuar hyrja e maturantëve të 2014-ës në këto provime. Ndërkohë për maturantët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme nga vitit 2006 deri në vitin 2013 kanë të drejtën e aplikimit për në universitete vetëm duke plotësuar Formularin A1 i cili pritet të dalë në datën 25 shkurt.
Në këtë kategori kandidatësh hyjnë ata persona të cilët nuk janë shpallur fitues në maturat e kaluara, janë shpallur fitues por nuk janë regjistruar në universitet si dhe ata që janë në vitin e parë të studimeve. “Kandidatet nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshme, rezultatet janë jo më të ulëta se sa 4.50. Në rastet kur kandidati ka dhënë më shumë se një herë një lëndë në provimet me zgjedhje i njihet vetëm rezultati i fundit” thuhet në rregulloren e Maturës Shtetërore.
Por, ky dokument ka parashikuar edhe mënyrën se si duhet të veprojnë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit. Sipas rregullores këta shtetas kanë të drejtë të vazhdojnë studimet e larta në Shqipëri me kusht që të zotërojnë gjuhën shqipe duke e vërtetuar nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt në Fakultetin Histori-Filologji.
“Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit që kanë përfunduar arsimin e detyruar në Shqipëri ose arsimin e mesëm në shkolla me program në gjuhën shqipe” thuhet në rregullore ndërsa duhet të paraqesin pranë Ministrisë së Arsimit deri në datën 10 prill 2014 kërkesën për njëvlershmëri diplome të shkollës së mesme, kartë identiteti, diplomën e shkollës së mesme të përkthyer dhe noterizuar, dëftesat si dhe dëshminë e gjuhës shqipe që jepet nga UT. Kurse shtetasit që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit, por që nuk kanë dhënë provimet e Maturës (provimet e detyruara dhe me zgjedhje), për t'u pranuar në IAL, duhet të japin provim Matematikën si dhe Gjuhën Shqipe e Letërsinë, ose një nga gjuhët e huaja të listës së lëndëve me zgjedhje.
Ndërkohë që dokumentet e këtyre shtetasve vlerësohen nga një komision i posaçëm, ku edhe bëhet përllogaritja e notës mesatare të viteve të shkollimit. Më pas kandidati duhet të informohet se si duhet të veprojë për të shlyer provimet, ndërsa plotëson formularin A1Z brenda datës 10 maj 2014. Pas kësaj periudhe, këta kandidatë ndjekin të njëjtat procedura ashtu si edhe maturantët e tjerë që garojnë për një të drejtë studimi.
Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com