Provimet/ Udhëzimi - ja për
çfarë do të testohen mësuesit

Provimet/ Udhëzimi - ja për<br />çfarë do të testohen mësuesit
TIRANE- Më shumë se 36 mijë mësues do të testohen për metodat e mësimdhënies, komunikimin me nxënësit, komunkimin me prindërit dhe marrëdhënniet që kanë me kolegët. Janë këto disa nga fushat që do të zhvillohet tetsimi i përgjithshëm i mësuesve.

Udhëzimi i firmosur nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla parashikon se testi do të zhvillohet në mënyrë dixhitale. Por ndryshe nga më parë MAS ka vendosur të mos ta quajë testim , por “Identifikim i nevojave të punonjësve arsimor për zhvillimin profesional”.

Ky “identifikim”, siç thuhet në udhëzim e MAS, do të ketë 30 pyetje dhe mësuesit do të kenë 60 minuta kohë për tu përgjigjur. “Instrumenti përmban 30 kërkesa me alternativa. Kërkesat e instrumentit fokusohen kryesisht në situata nga konteksti real i shkolles, pavarësisht profilit apo ciklit ku mësuesi jep mësim. Instrumenti zhvillohet per 60 minuta në forme dixhitale”, - thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos