Provimi i certifikimit për mjekët e
farmacistët, ja data e regjistrimit

Provimi i certifikimit për mjekët e<br />farmacistët, ja data e regjistrimit
Të gjithë mjekët, farmacistët dhe stomatologët duhet të regjistrohen përsëri për të marrë pjesë ne provimin e dytë për certifikimin. Qendra Kombëtare e Edukimit në vazhdim ka publikuar listën e 1080 profesionistët të shëndetësisë si dhe afatin e regjistrimit. Sipas QKEV regjistrimi do të bëhet deri në datën 29 shkurt, ndërkohë që provimi do zhvillohet në muajin mars.
 
“Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim njofton të gjithë mjekët, farmacistët dhe stomatologët e listës bashkëlidhur këtij njoftimi, që në zbatim të Nenit 33 l, “Për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional’’, të Ligjit nr. 76/2015, datë 16.7.2015, "Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", duhet t'i nënshtrohen provimit të certifikimit, i cili parashikohet të zhvillohet në muajin mars.

Regjistrimi kryhet pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim deri në datë 29 shkurt 2016.

Pjesëmarrësit në provim duhet:
Të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj:
Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit
Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit”, - thuhet në një njoftim të Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë