Provimi i Letërsisë, risia e MASH
për zhurmuesit, nuk jep rezultat

Provimi i Letërsisë, risia e MASH<br />për zhurmuesit, nuk jep rezultat
TIRANE- Zhvillimi i provimeve të Maturës Shtetërore për këtë vit, pritej të shoqërohej me risi, për të shmangur kopjimet me celular. Por fondi prej 200 mijë euro i akorduar nga Ministria e Arsimit për të instaluar zhurmues dhe detektorë në shkolla për të bllokuar valët celulare nuk dha rezultat.
 
Pikërisht në ambientet ku po zhvillohej provimi i Gjuhës dhe Letërsisë, është vënë re prania e valëve, gjë që tregon se risia për të “zhdukur” manovrat për kopje për këtë viti nuk rezultoi funksionale.
 
Ndërkaq, nga ana e tyre zyrtarët e Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se testimi i aparaturave rezultoi i sukseshëm, pasi parametrat e tyre përputheshin me pritshmëritë e tyre.
 
Ndërsa, nga ana tjetër, administratorët e maturës së këtij viti të pranishëm në trajnimin për të mënuar përdorimin e zhurmuesve, thotë se ata nuk punojnë.
 
Ditën e sotme rreth 50 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të “Gjuhës dhe Letërsisë”, provim ky që ka zgjatur 2 orë e 30 minuta. Sipas maturantëve, provimi ishte i një niveli mesatar, por emocionet kane qenë të shumta.
 
Përgjigjet e këtij, testi maturantët do të kenë mundësinë t’i marrin pas 10 ditësh.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim