Urdhëri i mjekut ka shpalluar datat se kur do të bëhet regjistrimi i mjekëve për provimin e shtetit. Duke filluar nga data 26 tetor deri më date 13 nentor pranë zyrave të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve fillon regjistrimi zyrtar për Provimin e Shtetit per sezonin dhjetor 2015.
“Lista që i bashkangjitet kërkesës për regjistrim për Provimin e Shtetit (për mjekët e përgjithshëm) në Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, janë:
Kërkesë me shkrim për regjistrim ( kjo kërkesë behet nga kandidati, në Format A4 me kompjuter).
Formulari i Aplikimit (shkarkohet ne faqen e internetit ëëë.urdhrimjekeve.org.al ).
Fotokopje e letërnjoftimit.
Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare.
Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, në mungesë të tij lista e notave e noterizuar. Dorëzimi i librezës së Praktikës Profesionale (e plotësuar) lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Raporti mjeko-ligjor. Dëshmi penaliteti. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale. 2 fotografi të formatit të pashaportë”, - thuhet në një njoftim të UMSH-s.
Për të gjithë ata që janë regjistruar zyrtarisht për Provimin e Shtetit në sezonet e mëparshme dhe nuk kanë mundur ta marrin atë dhe dëshirojnë të futen në Provimin e ardhshëm, do të rinovojnë vetëm këto dokumenta: Dëshmi Penaliteti. Raportin Mjeko-Ligjor. Vërtetimin nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale. Hyjnë në Provimin e Shtetit të gjithë mjekët e diplomuar që janë regjistruar provizorisht tek Këshilli Kombëtar dhe kanë përfunduar praktikën profesionale 3 muaj, të parashikuar në rregulloret e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com