Provimi i shtetit, rrëzohen
33 stomatologë

Provimi i shtetit, rrëzohen<br />33 stomatologë
Plot 33 stomatologë, të cilët janë fu tur në provimin e shtetit nuk kanë mundur të kalojnë pragun minimal. Kështu ata kanë humbur të drejtën
për të marrë licencën për ushtrimin e profesionit. Të paktën për këtë herë. Niko Terezi, drejtor i provimeve të shteti na sqaron se ata kanë mundësi të
futen edhe katër herë të tjera në këtë test. "Provimit të shtetit për Stomatologjinë, iu nënshtruan 149 kandidatë në tre ditë të ndryshme, nga këto 33 prej tyre janë vlerësuar me note negative. Që do të thotë se këtë here ata nuk mund të marrin të drejtën e licencës, por kanë të drejtë të futen sërish në këtë test special deri në pesë herë. Dhe vetëm nëse edhe pas herës së pestë nuk rezultojnë kalues, atëherë u digjet përfundimisht e drejta për ta ushtruar si profesion me licencë", - ka shpjeguar Terezi.
Nga data 18 janar deri në datën 25 janar, rreth 540 studentë të diplomuar në degën e farmacisë do të testojnë njohuritë e tyre, dhe pas kalimit me sukses të provimit, kanë të drejtë të marrin licencën për të kryer aktivitetin privat në profesionin e tyre. Data 26 janar është caktuar si dita e testimit të mjekëve të përgjithshëm. Sipas ministrisë së Arsimit, në datën 27 janar do të zhvillohet provimi për profesionin e mamisë, me 30 janar për infermierinë, dhe me 7 shkurt për fizioterapinë. Këtë vit, provimi i shtetit do të zhvillohet në dy faza, provimi i teorisë dhe ai i praktikës.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi