Provinca e fundit jashtë sundimit të tyre, talebanët marrin kontrollin e plotë mbi Panjshir, ende ‘në këmbë’ një grup që po bën rezistencë

Talebanët tashmë kanë marrë kontrollin në të gjithë territorin e Afganistanit, duke ngritur dhe flamurin e tyre në provincën e Panjshirit, 'xhepi' i fundit i territorit i cili kishte mbetet jashtë sundimit të tyre.

Ka pasur luftime të ashpra në luginën, e cila është në veri të kryeqytetit, Kabul, me Frontin Kombëtar të Rezistencës së Afganistanit (NRF) që i reziston sundimit talebanë.

Sidoqoftë, ka ende një pjesë që vazhdon të bëjë rezistencë ndaj talebanëve dhe kanë mohuar plotësisht faktin se është marrë kontrolli mbi provincën e tyre.

"Nuk është e vërtetë, talebanët nuk e kanë kapur Panjshirin, unë po hedh poshtë pretendimet e talebanëve," tha zëdhënësi i tyre për BBC.

"Forcat NRF janë të pranishme në të gjitha pozicionet strategjike përtej luginës për të vazhduar luftën. Ne sigurojmë afganët se lufta kundër talebanëve dhe partnerëve të tyre do të vazhdojë derisa të mbizotërojë drejtësia dhe liria", shtoi ai.

Fotografitë në mediat sociale treguan luftëtarët talebanë para portës së kompleksit të guvernatorit të provincës.

Talebanët morën kontrollin mbi pjesën tjetër të Afganistanit tre javë më parë, duke marrë pushtetin në Kabul më 15 gusht pas rënies së qeverisë së mbështetur nga Perëndimi. Ardhja e tyre në pushtet shkaktoi frikë dhe terror në popull, duke shkaktuar një valë masive evakuuimesh.

Ndërsa talebanët pritet të shpallin një qeveri të re çdo ditë, fuqitë e huaja po përshtaten me realitetin e ri të trajtimit të një administrate talebane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Talebanët e armatosur marrin kontrollin e të gjithë Afganistanit, ngrenë flamurin në provincën Panjshir, e fundit jashtë sundimit të tyre

Talebanët tashmë kanë marrë kontrollin në të gjithë territorin e Afganistanit, duke ngritur dhe flamurin e tyre në provincën e Panjshirit, i cili konsiderohej si bastioni i fundit i rezistencës ndaj tyre.

Në një video të publikuar, shfaqet një grup talebanësh të armatosur duke ngritur flamurit jashtë zyrës së guvernatorit të provincës në Panjshir.

Kjo vjen nga ana e tyre si një shenjë që tashmë kanë marrë të gjithë Afganistanit.

Megjithatë udhëheqësi i forcave të rezistencës në Panjshir ka mohuar se talebanët tani janë në kontroll.

Ahmad Massoud tha se ata ende kanë një prani atje dhe po luftojnë kundër militantëve.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale