Provokimet serbe, Basha: Sprovë
për BE e NATO, Rama të reagojë

Provokimet serbe, Basha: Sprovë<br />për BE e NATO, Rama të reagojë
Kryedemokrati Basha gjatë një konference për shtyp nga selia blu i ka cilësuar provokimet serbe, duke filluar nga treni serb, arrestimi i Haradinajt e deri tek ngritja e murit në Mitrovicë si një skenar i mirëpërpunuar.

 Ai është shprehur se këto provokime janë një sprovë për  NATO dhe BE për këtë arsye ata duhet të kenë një reagim të qartë dhe të prerë që konfirmon përkushtimin e tyre në Ballkan.
 
"Incidenti dhe provokimi me trenin, gjuha që pasoi, përdorimi i një fletëarresti të vjetëruar dhe të pavleftësuar nga drejtësia ndërkombëtare ndaj Ramush Haradinaj dhe fillimi i ndërtimit të një muri në Mitrovicë, janë pjesë e një plani të mirëpërgatitur, i cili shkon përtej propagandës dhe përtej kalkulimeve të politikës së brendshme.", u shpreh Basha.
 
Gjatë deklaratës së tij Basha ka akuzuar dhe kryeminisrtin Rama se nuk po bën detyrën e tij ashtu siç duhet, duke mos pasur një qëndrim zyrtarë për këtë çështje, Sipas tij, Rama nuk duhet të mjaftohet vetëm nëpërmjet një deklaratë në Facebook. 

" Eshtë e pamjaftueshme që reagimi i Shqipërisë zyrtare të kufizohet me deklarata për shtyp apo akoma më keq deklarata në Facebook. Dua të theksoj se momenti nuk është për t’ju rikthyer lojërave të brendshme politike apo përdorimit për konsum politik të kësaj çështjeje. Por i kërkoj kryeministrit shqiptar,  të bëjë më shumë se sa reagimi në Facebook, të bëjët detyrën që i takon, sa kohë është kryeministër i Shqipërisë. ", u shpreh Basha.

Ai është shprehur gjithashtu i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike për t'i kthyer një përgjigje zyrtare provokimeve serbe. 

"Unë dhe Partia Demokratike, opozita jemi të gatshëm të japim ndihmën dhe kontributin tonë të plotë për përgatitjen e një përgjigje, një reagimi dhe një mbështetje të plotë nga Shqipëria zyrtare në radhë të parë ndaj shtetit të Kosovës dhe së dyti si anëtare e NATO-s për të parandaluar përshkallëzimin e situates, që vjen si rezultat e një plani të mirëpërgatitur dhe provokimeve serbe", mbylli deklaratën e tij Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!