Në fillim të verës na la të gjithëve pa fjalë kur u shfaq pa të brendshme në një ceremoni në Hollywood, ndërsa tani modelja Anxhela Martini guxon sërish. Vajza e cila prej dy vjetësh është përfshirë si protagoniste në faqet e mediave rozë amerikane ka provokuar diskutime me disa foto që janë duke bërë xhiron e radhës në internet.

Përpos disa impenjimeve jo fort të rëndësishme që ka pasur së fundmi si modele në Amerikë, duket se Anxhela ka zgjedhur si taktikë për të rënë në sy me anë të hireve të saj.

Në fillim u përfol pë një lidhje mes këngëtarit Kanye West, madje ajo u pa e shoqëruar edhe me Jay Z, ndërsa u shfaq ë kopertinën e revistë GQ Italia si vajza që frymëzon Craig David.