Provokimi, kandidati i PS, Hyseni
kërkon votat te zyrat e PD e LSI

Një provokim të panevojshëm dhe të paprecedentë që ka përfunduar në selitë diplomatike në Tiranë dhe në zyrën e OSBE-ODIHR-it, ka kryer kandidati i PS-së për Sarandën, Alketi Hyseni.
 
Kandidati i cili renditet i treti në qarkun e Vlorës dhe nuk është nën presionin e humbjes së mandatit, ka kryer veprime provokuese ditën e djeshme, ku ka hyrë në zyrën elektorale të LSI-së dhe të Partisë Demokratike, ku ka provokuar stafin elektoral të partive të tjera, si dhe mbështetësit e tyre.
 
Ky kandidat që e ka mandatin thuajse të sigurt e nuk ka nevojë të sforcohet me ngjarje të tilla të shëmtuara, ka zhvilluar prej kohësh një fushatë ekstravagante e luksoze në Sarandë, por të gjitha këto nuk i kanë mjaftuar.
 
Hyseni provokon rëndë, çfarë i tha 18 vjeçares së LSI
Me arrogancë Hyseni i shoqëruar nga stafi i tij, ka hyrë në zyrën elektorale të LSI-së, ku ka fyer një 18 vjecare të pranishme, dhe më pas i ka kërkuar asaj të vijë në një takim në zyrën e tij të rilindjes.
 
Ky akti  fatmirësisht ka kaluar pa konflikte fizike, për shkak se në partitë e tjera ku ai ka shkaur, stafi ka qenë femëror, por për shkak të denoncimit që LSI i ka bërë pranë ambasadave dhe ODIHR-it, ky gjest ka cenuar rëndë figurën e kandidatit, Partisë Socialiste dhe procesit të qetë zgjedhor.
 
Rasti është denoncuar nga kandidati i LSI-së për këtë bashki, Sokol Dervishaj. Ai tha se për këtë ngjarje kishte njoftuar ambasadat.
alket hyseni
 Alket Hyseni duke takuar 18-vjeçaren në zyren e LSI

Sokol Dervishaj
Të frikësuar nga humbja e thellë që do kenë në Sarandë dhe gjithë Shqipërinë, rilindja ka rënë në dëshpërim të thellë.
 
Jo më larg se sot kandidati rilindas për Sarandën me arrogancën e pushtetit, ka shkuar në zyrat e LSI dhe i ka bërë presion Esmeraldës aktivistes së LRI.
 
Uriah Hipi, përveç ofendimeve i ka lënë takim 18 vjeçares në zyrën e rilindjes!

A kuptoni miq, ku ka degjeneruar rilindja.
 
Por ky nuk është rasti i vetëm i presioneve ndaj LSI, ka me dhjetëra në Sarandë dhe qindra në gjithë Shqipërinë. Edhe ndaj kandidatëve të LSI dhe familjeve të tyre.
Ky rast i shëmtuar presioni por edhe raste të tjera të shantazhit dhe presionit ndaj mbështetësve të LSI Sarandë, i janë dërguar OSBE/ODIHR dhe gjithë ambasadave.
 
Dua ti bëj thirrje Uriah Hip-it të tërhiqet nga presionet ndaj LSI, sa nuk është vonë, sepse LRI nuk i trembet asnjë presioni ardhur nga oligarkët.
 
Sulme të tilla na bëjnë më të fortë që në 25 qershor, bashkë me shqiptarët të votojmë numrin 1, sepse shqiptarët janë një popull me virtyte të larta dhe të lashta, dhe nuk mund të durojnë shfaqe të tilla.
 
Uriah Hip-it i them të mos e shpërdorojë emrin e mirë dhe fisnikerinë e popullit të Tepelenës.

Kjo shfaqe e shëmtuar nuk është Shqipëria që duam.
 

 
 
Pergjgjia e Alekt Hysenit: Janë tmerruar nga takimet tona me njerëzit
Nuk do të reshtim asnjë herë të trokasim derë më derë, shtëpi më shtëpi, dyqan më dyqan për të takuar votuesit tanë.
 
Sot ishim në lagjen Kodër, në rrugën Bilal Xhaferri, ku shtrëngojmë dorën me qindra qytetarë. Çdo ditë e më shumë njerëz po i bashkohen Partisë Socialiste. Njerëz, të cilët presin që ne të mbajmë të vetëm timonin e reformave dhe të qeverisim vendin.



Alket Hyseni
 Alket Hyseni duke takuar 18-vjeçaren në zyren e LSI

alket hyseni
Alket Hyseni duke trokitur ne seline e PD

Redaksia Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë