Provokon Gëzimi i Partizanit:
Tiranës ia kemi marrë dorën në derbi

Provokon Gëzimi i Partizanit:<br />Tiranës ia kemi marrë dorën në derbi
Për Gëzim Krasniqin derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është një përballje të cilën e pret me padurim. “Falje tifozëve tanë për atë zhgënjimin që dhuruam në Pukë në ndeshjen me Tërbunin. Premtojmë se do ua shlyejmë me një fitore të bukur në derbi.

Atmosfera në ekip është mjaft pozitive në prag të kësaj sfide, dhe besojmë se do jetë dhe rezultati do të anoj në favorin tonë. Tiranës ia kemi marrë dorën dhe besoj se edhe këtë herë fitorja do të e jona.

I ftoj të gjithë tifozët tanë të jenë sa më të shumtë në numër dhe të na mbështesin siç kanë bërë gjithmonë pasi janë të mrekullueshëm, ju them se nuk do t’i zhgënjejmë.

Këtë herë nuk na intereson loja e bukur përveçse marrja e 3 pikëve. Do të besojmë tek titulli deri në javën e fundit të kampionatit pasi ka ende mjaft pike në lojë. Edhe Skënderbeu do të ketë fatin e Tiranës”deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar