JAPONI-Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka deklaruar se Koreja e Veriut ka lëshuar katër raketa balistike në ujërat e detit të Japonisë.
Tre prej raketave kanë rënë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, pas një fluturimi prej 1000 km.
Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, lëshimi i raketave është bërë nga rajoni i Tongchang-RI, në afërsi të kufirit mes Koresë së Veriut dhe Kinës, ndërkohë që ka shtuar se lëshimi është zhvilluar në 07:36, sipas orës lokale.
Ende nuk njihet lloji i raketave të cilat janë përdorur, por sipas vendimit të marrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut e ka të ndaluar çdo test të raketave ose teknologjisë bërthamore.
Gjatë muajit të kaluar, Koreja e Veriut, deklaroi se kishte testuar me sukses një lloj të ri raketash balistike.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com