Provokon sërish Vulin: Shqiptarët përdoren nga NATO si 'mish për top'

Provokon sërish Vulin: Shqiptarët përdoren nga NATO si 'mish për top'

Aleksandër Vulin

Mish për top. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vulin në lidhje me rolin e shqiptarëve në NATO.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve SRNA, Vulin e cilësoi aleancën si kërcënim për Serbinë.

Vulin tha se NATO i përdor shqiptarët si “mish për top” duke e konsideruar aleancën e Atlantikut si kërcënim për Serbinë.

“Kështu e shikoj unë pranimin e të ashtuquajturës Kosovë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, edhe pse duhet të pranoj se ishte jashtëzakonisht logjike për mua sepse shqiptarët janë këmbësoria e NATO-s, ndaj i duhen gjithmonë që t’i çojnë si mish për top, për të pastruar fushat e minuara në Ukrainë. Kjo do të bëhet nga shqiptarët, pasi nuk do jenë belgë apo nga ndonjë shtet tjetër”, – tha Vulin.

Politikani i shpallur “non grata” nga SHBA tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën gjithçka në Kosovë për të provokuar Serbinë që të nisë një luftë, që më pas, sipas tij, të shfaqet NATO dhe të thotë: “Tani do ta mbrojmë ne Prishtinën”. Vulin përsëriti se serbët më së shumti po luftojnë për stabilizim dhe paqe në Ballkan.

“Nuk mund të dëgjonit asnjë përfaqësues politik të serbëve, pavarësisht nëse ishte nga Republika Srpska apo nga Serbia, që të flasë për faktin se ne do të bëjmë ose do të arrijmë diçka me forcë apo me luftë”,- shtoi ai. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/06/2024 03:14

    Dhe kush flet per shqipot ,Vulini nje serb?! Ndoshta duhet t'i kujtojme z.Vulin se edhe serbet jane perdorur si mish per top gjate historise.Kush i levizi stringat e /Dores se zeze/ e Gavrilo Principit dhe perdori nacionalizmin serb per te goditur kolonializmin e ri austro-hungarez qe kishte filluar te shtrihej ne Ballkan,duke i bere atentat Franc-Ferdinantit ne 1914? Ishin Turqit,z.Vulin ,sundimi i te cileve po jepte shpirt ne Ballkan,por prape nuk hiqnin dore dhe pse ne grahmat e fundit dhe ju gjeten juve serbeve kokenxehte nga nacionalizmi te cilin jua fryne dhe me teper me intrigat e tyre dhe ju perdoren si mish per top me atentatin e Sarajeves e LIB dhe nuk po flasim fare ketu se cfare mishi per top keni qene historikisht per intrigat ruse per te dale ne Mesdhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr