Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Duric, ka thënë se deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës pas incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri, janë të papërgjegjshme dhe cinike.
"Në vend se ato deklarata të orientohen kundër valës së kërcënimeve me dhunë dhe me frikësim të organizuar kundër serbëve në Kosovë, ata edhe njëherë dëshmojnë se ka politikanë në strukturat qeverisëse në Prishtinë që nuk e kanë kuptuar mirë ç’do të thotë normalizimi i marrëdhënieve", ka thënë ai.
"Ne nuk iu frikësohemi huliganëve dhe as atyre që zbatojnë frikën e dhunën, e nuk iu frikësohemi as huliganëve që bartin rroba dhe zënë funksione të rëndësishme në Prishtinë, Tiranë apo kudo tjetër”, ka thënë Duric.
Jovanovic mbron shqiptarët: Serbët po bëjnë akte të turpshme
Ndërkohë lideri i Partisë Liberale Demokratike, Cedomir Jovanovic, ka dënuar atë që ndodhi në Beograd, si dhe sulmet ndaj buzneseve të shqiptarëve
"Po ndodhin akte të turpshme dhe qyqare ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë. Atmosfera e krijuar nuk po zbutet, por vetëm se acarohet më tepër. Kjo nuk është një mënyrë për të mbrojtur Serbinë. Ata që kanë sulmuar bashkëqytetarët tanë shqiptarë, ashtu do të sillen edhe me ne nëse na takojnë rrugëve", ka thënë Jovanovic.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com