Prrenjas, punonjësit e bashkisë
kanë 2 muaj pa marrë pagat

Prrenjas, punonjësit e bashkisë<br />kanë 2 muaj pa marrë pagat
ELBASAN - Punonjësit e bashkisë së Prrenjasit nuk kanë marrë pagat e tyre prej 2 muajsh. Kryebashkiaku i qytetit, Bajazit Karriqi deklaron se punonjësit nuk marrin pagat e tyre për shkak të mosmbledhjes së taksave nga biznesi i vogël, por edhe mosçelja e grantit nga Ministria e Financave.

Ai shton se kjo anomali në financat e bashkisë ka penguar edhe shërbimet kryesore në qytet si ndriçimi, pastrimi etj.

Sakaq, fenomeni mospagesës së administratës bashkiake është i përhapur edhe në bashki të tjera në Qarkun e Elbasanit. Në gjendje të vështirë janë bashkitë e Gramshit, Peqinit dhe Cërrikut. 


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania