Skema e përdorur nga bosi mafioz ishte e thjeshtë. Duke përdorur “çadrën” e Sacra Corona Unita-s për t’u mbrojtur, pas 20 vjetësh pasurim nëpërmjet kontrabandës së cigareve dhe trafikut të drogës, ka investuar shuma të mëdha në sektorë në ekspansion, të tillë si lojrat e fatit elektronike e bastet on line, duke e konsideruar si diçka të kapërcyer aktivitetin e zakonshëm mafioz, të lotarive klandestine.
Investimet u konkretizuan në Shqipëri, Maltë e Greqi në shoqëri të ndryshme, që kishin të përbashkët përdorimin e parasë “cash”. Në këto shoqëri ai nuk dilte direkt me emrin e tij, por me të familjarëve, si pronar aksionesh.
Kështu, Prudentino angazhoi gruan, djemtë dhe nusen. Në këtë kuadër, u konsoliduan marrëdhëniet me Artur Shehun për kompani në territorin shqiptar. Këto marrëdhënie përqendrohen në riciklimin e parave të pista të të dyve, nga një sipërmarrës i shkathët italian nën mbulimin e një personazhi autoritar shqiptar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.02.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com