ELBASAN - Prej dy ditësh vijon e bllokuar rruga nacionale Elbasan-Gramsh në vendin e quajtur ura e Shushicës.
Kjo urë lidh dy qytetet dhe aktualisht është e pakalueshme, pasi lartësia e ujit ka arritur mbi 1 metër në nivelin e urës.
Shkak është bërë hapja e kalatave nga hidrocentrali i Bënjës me qëllim kalimin e shpejtë të rrjedhës së lumit Devoll, i cili është fryrë nga shirat e ditëve të fundit.
Policia e ndodhur në vendngjarje nuk lejon kalimin e automjeteve në çdo anë të segmentit të saj.
Sipas specialistëve, pritet që rruga të lirohet nesër nga uji i hidrocentralit, nëse rast se reshjet nuk do të vijojnë me të njëjtin intensitet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com