Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi u shpreh se e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.
Byberi pavarësisht se ka njohur rezultatin, tha se fakti që nuk kontestuan zgjedhjet kjo nuk nënkupton se nuk kishin vërejtje dhe informacione të tmerrshme manipulimi, siç i quajti ai nga njerëzit që udhëhoqën fushatën e kandidatit të PD.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Byberi shkruan se së bashku me kandidatin e PS, Petit Malaj vënë stabilitetin dhe vullnetin e Tropojës të parën, pavarësisht rezultatit të deformuar.
Ai ka falënderuar kryeministrin Rama, i cili nominoi Petrit Malajn si kandidat për deputet, që sipas tij është një risi politike, njerëzore dhe intelektuale.
Kryebashkiaku ka falënderuar edhe qytetarët e Tropojës që së bashku zhvilluan një fushatë normale pavarësisht se ku adresuan ata votën.
Përmes postimit të tij ka kujtuar edhe deklaratën e fundit të kryeministrit Rama i cili veçoi Tropojën pavarësisht rezultatit zgjedhor.
Kujtojmë se në qarkun e Kukësit në të cili bën pjesë edhe Tropoja, Partia Demokratike ka fituar 2 mandate ndërsa Partia Socialiste 1.
Kandidati i Petrit Malaj, i PS ishte i dyti në listë dhe si pasojë nuk arriti të merrte mandatin.
Partia Socialiste mori 74 mandate, suke shënuar një fitore historike! Nga ana tjetër Partia Demokratike ka fituar 59 mandate.
-
Dmth, keto kane qeverinë dhe bashkinë, por PD i manipuloi, kuptoj...
Përgjigju












Komente
Komento