PS, 33 aplikime
për Avokatin e Popullit

PS, 33 aplikime<br />për Avokatin e Popullit
TIRANË – Partia socialiste ka mbyllur dje fazën aplikimeve për propozimin që ajo do të japë në Kuvend për emrin e ri të Avokatit të Popullit.
Grupi i punës ka marrë tashmë aplikimet e ardhura online dhe dorazi nga 33 kandidatë mes të cilëve gjatë javëve në vijim do të përzgjidhet një emer.
“Jemi të surprizuar nga numri i madh i aplikantëve. Larmia e CV-ve, e kualifikimeve shkencore, e aktivitetit në fushat e të drehjtave të njeriut është një pasuri Brenda kësaj liste, gjq që do ta bëjë procesin e përzgjedhjes për Avokatin e Popillit më të vështirë”, deklaroi për mediat, anëtarja e grupit të punës, Eglantina Gjermeni.


PËRZGJEDHJA

Pas paraqitjes së aplikimeve, grupi i punës i ngritur nga PS, do të nisë intervistat me secilin prej 31 kandidatëve. Në sajtin zyrtar n% internet PS ka publikuar hapat që do të ndiqen.
Janë tre deputetë dhe dy juristë të cilët do të zhvillojnë seanca dëgjimore, sikundër bën Kuvendi me kandidatët e paraqitur nga Presidenti për drejtuesit e institucioneve kushtetuese.
Faza e parë që do të mbyllet të enjten në mbrëmje datë 8. 12.2011, faze e cila do të zhvillohet mbi bazën e shqyrtimit të dosjeve të paraqitura nga secili prej aplikantëve. Në fund të shqyrtimit, do të përzgjidhet një numër më i vogël kandidaturash që do të ftohen në dëgjesën publike të së hënës date 12 Dhjetor 2011. Shpallja e emrave të përzgjedhur do të bëhet në përfundim të mbledhjes së Komisionit Përzgjedhës të enjten mbrëma nëpërmjet faqes online të këtij konkursi.
Çdo kandidat apo kandidate do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën e Avokatit të Popullit. Për paraqitjen e tyre kandidatët mund të përdorin sipas dëshirës edhe në power point. 10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.

SHORTI PËR KANDIDATËT
Renditja e kandidaturave për dëgjesën publike do të bëhet me short dhe shorti do të hidhet në prani të të gjithë të përzgjedhurve të hënën e ardhshme në ora 9.30, në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Tiranës ku edhe do të zhvillohet dëgjesa publike duke nisur nga ora 10.00.
Dëgjesa do të jetë e hapur për median dhe do të transmetohet e plotë live në ekranin e PS.TV në faqen online të Partisë Socialiste.
"Me vlerësimin dhe kujdesin më të madh për garantimin e këtij procesi që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë nga një parti politike, si edhe me bindjen se suksesi i tij do të përbëjë një gur të rëndësishëm themeli në rrugën e ndërtimit të një modeli të ri qasjeje të politikës ndaj institucioneve të shtetit, ne u urojmë sukses të gjithë të interesuarve dhe e sigurojmë publikun shqiptar në vullnetin tonë për transformimin demokratik të jetës së vendit", deklaron PS në njoftimin e saj.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg