TIRANE - Partia Socialiste ka akuzuar opozitën se po dëmton imazhin e Shqipërisë kur pritet të marrë statusin e vendit kandidat, në lidhje me. Deputeti i PS, Besnik Baraj, i cilësoi shpifje akuzat e opozitës ndaj policisë së shtetit, ndërsa shtoi se po punohet fort në luftën kundër trafikut të drogës.
 
“Pa fakte por vetëm me shpifje opozita tenton të dezinformojë opinionin. E vërteta është se policia është në krye të detyrës, madje sot, aksionet e policisë janë më të suksesshme se një vit më parë. Të gjithë e dinë se kanabisi mbillet në verë, prandaj sasia e kapur gjatë kësaj periudhe është e kohës së Berishës. 19 ton kanabis janë kapur nga shtatori në prill të këtij viti, ndërkohë që një vit më parë u kapën vetëm 14 ton.Sot shqiptarët duhet të kenë besim tek institucionet, dhe të mos bien pre e opozitës, që kërkon të prishë imazhin e vendit në një moment ku pritet marrja e përgjigjes për statusin kandidat në BE.” tha Baraj.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)