PS, Ahmetaj: CEZ e mbytur në
borxhe me 443 milionë dollarë
Deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj ka vijuar edhe sot akuzat ndaj CEZ shpërndarje, duke theksuar se borxhi i kësaj kompanie ka shkuar në 443 milionë dollarë, duke u trefishuar nga viti 2007.
TIRANE- Deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj ka vijuar edhe sot akuzat ndaj CEZ shpërndarje, duke theksuar se borxhi i kësaj kompanie ka shkuar në 443 milionë dollarë, duke u trefishuar nga viti 2007. Duke paraqitur grafikët përkatës. Ahmetaj deklaroi se për shkak të borxheve të CEZ, sot shqiptarët janë të detyruar të paguajnë 200 % më tepër.
“Çfarë ka ndodhur me kompaninë CEZ ndër vite?! Janë borxhet, detyrimet e kompanisë ndaj të tretëve. Detyrimet e kësaj kompanie sot janë 443 milionë dollarë. Në vitin 2007 kanë qenë vetëm 179milionë dollarë. Pra, detyrimet janë tre fishuar. Kjo gjithashtu është një nga arsyet pse faturat e shqiptarëve janë shumë të ngarkuara dhe të larta. Sot shqiptarët paguajnë 200% më tepër për shkak të asaj që ju shikohet në grafikun e detyrimeve, të borxheve të kësaj kompanie dhe të pasurisë së kësaj kompanie që ka përfunduar negative dhe që një vit përpara privatizimit është zhvlerësuar me qëllim për ta falur OSSH tek CEZ Shpërndarje” tha Ahmetaj.
Ahmetaj gjithashtu theksoi se ulja e vlerës së OSSH është bërë me qëllimin për ta shitur dhe dështimi i këtij privatizimi ka sjellë edhe kolapsin në sektorin energjitik.
“Në vitin 2007 vlera e kompanisë ka qenë 187.5 milion dollarë. Ndërkohë po brenda vitit 2007 i është bërë një vlerësim kompanisë nga një kompani e kontraktuar nga qeveria shqiptare, e cila e ka ulur vlerën e kompanisë gati 2 herë e gjysmë. Pra, ka shkuar nga 187 milion dollarë në 80 milion dollarë. Ky është momenti i vlerësimit ose më mirë i zhvlerësimit në fakt i pasurisë së kompanisë OSSH. Vlera e OSSH është ulur me qëllim për ta shitur, për ta falur ashtu siç rezultoi me 102 milion euro.
Pra, shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se privatizimi i dështuar ka pasur edhe një paralajmërim, uljen e vlerës reale të kompanisë. Ulja e qëllimtë e vlerës reale e kompanisë është bërë për ta shitur atë me një çmim sa më të ulët. Sot rezultantja është dështimi i privatizimit, kolapsi i sektorit dhe një faturë 200 % më e shtrenjtë se ajo e vitit 2005” deklaroi Ahmetaj.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15