TIRANE - Partia Socialiste shton dhe me dy parti të tjera koalicionin e saj të deritanishëm me 26 parti politike. Kështu kanë përfunduar negociatat me partinë e Romëve të Shqipërisë dhe me atë të Egjiptianëve të Shqipërisë, duke tentuar të thithë elerktoratin e shumtë dhe të këtyre dy komuniteteve.
Të cilët për hir të së vërtetës nuk kanë qenë të mirëtrajtuar në të gjitha qeverisjet e paskomunizmit, duke lënë për të dëshiruar jo vetëm strehimi dhe punësimi i tyre, por dhe përfshirja e këtyre komuniteteve në arsimimin efektiv për fëmijët e tyre dhe shkollimin e tyre në të gjitha nivelet akademike.
Mësohet se ka qenë sekretari socialist për koalicionet Ndre Legisi ai që ka vijuar për disa ditë negociatat me përfaqësuesit politikë të këtyre dy komuniteteve, me të cilët ka arritur akordin për përfshirjen e dy partive që përfaqësojnë respektivisht komunitetin Rom dhe atë Egjiptian në listën e koalicionit, duke e çuar numrin e partive pjesëmarrëse në koalicionin opozitar deri më tani në 29 parti politike.
Mësohet se po vijojnë përpjekjet dhe me parti të tjera politike për të rritur akoma dhe më shumë pjesëmarrjen dhe efektivitetin e votës më 23 qershor.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 12 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com