PS, Ardiana Jaku: Mos e shisni
​votën, por as mos e falni atë 

PS, Ardiana Jaku: Mos e shisni<br />​votën, por as mos e falni atë 
Kryetarja e PS-së për Lezhën, njëkohësisht kandidate për këtë qark, Ardiana Jaku ka bërë një apel publik qytetarëve për të mos e shitur votën.

Jaku thotë se vota nuk duhet shitur pasi veç kostos morale ka edhe kosto ligjore, teksa shton se as falja e votës për politikanët mosmirënjohës, nuk është e pranueshme. 

Reagimi i plotë i Ardiana Jakut
Vota eshte shume e shtrenjte per ta shitur. Nese e shisni jo vetem do humbni dinjitetin tuaj, por rrezikoni te humbni dhe lirine tuaj sepse shitblerja e votes denohet me burg.

Vota eshte shume e shtrenjte per ta falur. Nese ja jepni atij qe ja keni dhene gjithmone, edhe pse nuk ka bere asgje per ju, te jeni te sigurte qe do vazhdoje te mos beje asgje per ju. Mosmirenjohesi nuk behet kurre mirenjohes.

Vota eshte shume e shtrenjte per tu marre me mashtrim. Nese e jepni me premtimin per nje vend pune ne shtet apo per nje favor te paligjshem nga shteti, refuzojeni me perbuzje. Askush nuk mund t'ju premtoje diçka qe se ka ne dore dhe s'do kete shanse per ta patur ne dore pas 25 Qershorit.
Vota eshte shume e shtrenjte per ta shkuar dem. Nese mendoni qe kryeministri i ardhshem do jete Edi Rama, pavaresisht bindjeve tuaja votoni PS nr 2. Nese mendoni qe Lulzim Basha, Petrit Vasili apo Shpetim Idrizi kane shanse vertet te behen kryeministra, atehere mund ta shkoni dem voten, por gjithsecili preferon te jete ne anen e fitimtareve dhe jo te humbesve.

Votoni ate qe ju hap deren, qe ju ngre telefonin, qe ju ndalet ne rruge dhe degjon hallet dhe shqetesimet tuaja dhe ben gjithçka per t'i zgjidhur..
Lezha jam e sigurte qe do jete ne anen e fituesit Edi Rama ashtu si gjithe Shqiperia. Nje vote e vendosur per PS nr 2 do te thote me shume investime, me shume pune dhe mireqenie per Lezhjanet!


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet