PS, Auron Tare: Berisha do
vota me kokën e Ali Pashës
Ideja e kryeministrit Sali Berisha për të sjellë kokën e Ali Pashës nga Turqia në Shqipëri ka ngjallur menjëherë debate dhe reagime. Deputeti i PS, Auron Tare e konsideron këtë ide një përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e shumta që ka vendi.
TIRANE- Ideja e kryeministrit Sali Berisha për të sjellë kokën e Ali Pashës nga Turqia në Shqipëri ka ngjallur menjëherë debate dhe reagime. Deputeti i PS, Auron Tare e konsideron këtë ide një përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e shumta që ka vendi.
“Si zakonisht kur Qeveria ndodhet përpara problemeve të shumta Berisha hedh gurin e rradhës në Lumin e Politikës.”-shkruan në profilin e tij në Facebook deputeti socialist.
Sipas Tares kjo bëhet për të larguar vëmendjen nga cmimet e larta, nga kriza ekonomike, nga mos marrja e statusit etj.
Auron Tare i kujton Kryeministrit se do të ishte më e lehtë të merret ndonjë vendim për restaurimin e kalasë së Tepelenës, sesa të ndërmarrë një nismë të tillë.
“Berisha i është futur lëmit të historisë. Pasi i ndriti cështjet e pavarësisë tani papritmas po merret edhe me Aliun e Janinës. Do ti kthejë koken nga Stambolli deklaroi në mbledhje të Qeverise. Mirë, po doktori pse mundohet deri në Stamboll? Nëse do me të vërtetë të bëjë dicka për Aliun e Janinës të vërë dorë në Kalanë e Tepelenës, e cila po rrënohet dita-ditës nga indiferenca e Qeverisë. Të heqë plehrat, të rregullojë muret se edhe pak dhe Kalaja e Aliut do na lërë shëndenë. “-shkruan Tare.
Më tej ai thekson se kujtimin e Ali Pashës e ruajnë dhe e respektojnë më shumë turqit dhe grekët se sa institucionet tona të kulturës. Deputeti socialist kërkon që të vihet dorë në trashëgiminë kulturore dhe arkitekturore e cila po rrënohet çdo ditë. Deputeti socialist e mbyll komentin e tij duke theksuar se Berisha po kërkon rë përfitojë vota me “Kokën e Ali Pashës”
Gjatë mbledhjes së Komitetit ndërshtetëror për 100-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Berisha deklaroi se historia duhet të vendoset në vend, prandaj propozoi që në Atdhe të kthehet koka e Ali Pashë Tepelenës një ndër personalitetet më të rëndësishme të historisë siç tha ai. Kthimi në Atdhe i eshtrave të njeriut të letrave, Mit'hat Frashërit, ishte gjithashtu një propozim i bërë gjatë kësaj mbledhjeje.
![auron tare](http://www.shqiptarja.com/foto/66439_1.jpg)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18