TIRANË - Partia Socialiste me anë të deputetit Besnik Bare, i ka hedhur poshtë deklaratat e deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi në lidhje me shkarkimet e punonjësve të administratës shteterore.
“Ndryshe nga si ka vepruar qeveria e djeshme, sot nëpunësit e administratës ndjehen të respektuar dhe të sigurt. Të respektuar nga drejtuesit e institucioneve, që nuk ushtrojnë presion si deri dje, për të marrë pjesë në mitingje elektorale e për të votuar për partinë në pushtet, nën kërcënimin e pushimit nga puna. Ndjehen të sigurt se ligji respektohet njësoj për të gjithë e se çdo punonjës ka të drejta të barabarta përpara ligjit”, deklaroi deputeti i PS-së për median.
Sipas Bares, “sot, punonjësit e administratës ndihen të sigurt edhe financiarisht, pasi falë taksës së ndershme, 97% e tyre sot përfitojnë më shumë të ardhura. Koha e nëpërkëmbjes së punonjësve të shtetit ka mbaruar”.
“Zotërinjtë e Partisë Demokratike të mos harrojnë atë çka e mban mend çdo shqiptar: Pushimet në masë nga puna në tetë vjet rresht; Presionet mbi administratën”, theksoi në fjalën e tij, deputeti Besnik Bare.
“Dhe sigurisht deklaratën në parlament të Sali Berishës kur ndihej krenar për presionin që 8 vjet rresht ushtroi mbi administratën”, përfundoi deklaratën e tij për median, deputeti i PS-së, Besnik Bare.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com