PS: Basha gënjen, nuk ka bllokim
kemi miratuar buxhetin unanimisht

PS: Basha gënjen, nuk ka bllokim<br />kemi miratuar buxhetin unanimisht
TIRANE- Në një deklaratë për mediat deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka përgënjeshtruar akuzat e kryebashkiakut Lulzim Basha se Kryeministri i vendit Rama i ka bllokuar fondet e institucionit që drejton. Sipas deputetes Gjylameti, fondet e bashkisë jo vetëm që nuk janë bllokuar por, ndryshe nga e shkuara, vetë mazhoranca ka dhënë votën unanimisht për miratimin e buxhetit, “duke vendosur në nivel të parë nevojat e qytetarëve të Tiranës.”
 
Deputetja Gjylameti, thotë se versioni i Bashës është një alibi për të justifikuar dështimet e tij pasi “u lëshua babëzisht për të dhëne ku të mundte leje ndërtimi para se qytetarët ta nxjerrin nga zyra me votë”. Këto hipoteza sipas Gjylametit vërtetohen pasi kryebashkiaku “Basha sërish nuk bëri asnjë punë” dhe gjatë dy viteve të para të mandatit, kur kryeministër ishte ende Sali Berisha.
 
Në deklaratën e saj për mediat, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti listoi dhe 6 nga ato që cilësoi si gënjeshtrat e Bashës në vitin 2011, pak para marrjes së mandatit si kryebashkiak.
 
“Në 2011 Basha gënjeu se do të:
 
1. Hapte mbi 30 mijë vende të reja pune. I vetmi vend pune që ka hapur ka qenë vendi i tij si kryetar i PD. Po dhe për këtë ka mbyllur vendin e punës së kryetarit të bashkisë.
 
2. Do të ulte taksat nga 2 deri në 5 herë. Taksat u ulen vetëm kur qeveria socialiste mbajti zotimin e saj se 97 përqind e shqiptareve do të paguanin më pak, sepse deri atëherë Basha vetëm i ngriti ato për biznesin e vogël
 
3. Do të ndërtonte linjën e tramvajit. Ndërtoi vetëm linjën e lejeve me abuzive të ndërtimit në historinë e Shqipërisë.
 
4. Do të ndërtonte bulevardin e ri. Vetëm sa shkatërroi stacionin e trenit dhe lejoi vjedhjen e hekurudhës për skrap.
 
5. Do të ndërtonte unazën e madhe të Tiranës dhe hapte parkingje nëntokësore. Ka ndërtuar vetëm unazën e izolimit politik të PD dhe e ka parkuar të SHQUP-i opozitën e ikur nga parlamenti.
 
6. Do Ndërtonte një park tjetër të madh për Tiranën. Po shkatërron parkun e kompleksit sportiv Dinamo ku do të ndërtoje një mur të gjatë 20-katësh tek diga e liqenit.”-ishte kjo “lista e gënjeshtrave” që deklaroi znj Gjylameti gjatë takimit me mediat.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë