PS:Basha të dorëhiqet nga Bashkia
është shndërruar në papagall të PD

PS:Basha të dorëhiqet nga Bashkia<br />është shndërruar në papagall të PD
TIRANA - Lulzim Basha të japë dorëheqje nga Bashkia e Tiranës pasi nuk ka mbajtur premtimet. Kështu ka deklaruar Sekretari Ekonomik në Partinë Socialiste, Ervin Bushati nga Parku i Tiranës ku ka denoncuar edhe një leje ndërtimi në këtë zonë për një pallat 20-katësh të dhënë nga Bashkia.

Sipas Ervin Bushatit, Basha po vepron ndryshe nga premtimet që ka bërë duke mos lënë asnjë shenjë në tre vitet që ka qenë në krye të Bashkisë Tiranë.

Më tej ai i ka kujtuar Bashës se u pati premtuar qytetarëve të kryeqytetit se nuk do të merrej me politikë, por vetëm me Tiranën.

“Pikërisht në këtë kohë kur Tirana ka nevojë për punë, Basha merret me fjalë të pista duke u shndërruar në papagallin e PD-së”-tha sekretari Ekonomik në Partinë Socialiste, Ervin Bushati.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin