PS: Bashkia e Kunatit
po vjedh paratë e Tiranës

PS: Bashkia e Kunatit <br />po vjedh paratë e Tiranës
Kreu i grupit të Këshilltarëve Bashkiakë të opozitës, Aldrin Dalipi, denoncoi sot para medias abuzimet që po bëhen në bashkinë e Tiranës.
“Lulzim Basha vodhi votat hapur. Lulzim Basha tani po vjedh hapur Tiranën. Ai po vjedh hapur paratë e çdo qytetari të Tiranës.
Bashkia e kryeqytetit çdo ditë po kthehet nga kryetari i emëruar i saj në një vatër dramatike të korrupsionit të familjes së tij.
Tashmë kjo quhet me të drejtë nga qytetarët dhe mediat bashkia e kunatit.

Qytetarët e në fund po e shohin përditë se kush dhe pse i vodhi votat në 8 maj. Edhe njëherë shqiptarët duhet ta mësojnë mirë: Kush vjedh votat do vetëm të vjedhë.
Mediat prej disa ditësh kanë bërë publik fakte ku familjare të kryetarit të emëruar, po përdorin taksat e qytetarëve me një skemë që na bën të shohim qartë se po grabitemi nga pasuria jonë e përbashkët publike, nga pasuria e qytetarëve të Tiranës.
Një kompani e familjarëve të tij e krijuar vetëm në muajin nëntor brenda po këtij muaji përfitoi miliona lekë që shkuan drejtpërdrejtë në përfitim të xhepit të familjes së tij.

Fondet për dekorin e festës së pavarësisë shkuan direkt në kompanitë private të familjes. Tiranës iu vodh edhe simboli i festës së pavarësisë.
Miliona lekë të tjera të nxjerra nga xhepat e qytetarëve të Tiranës bëhen gati të shkojnë në xhepat e familjes së Bashës në festat e fundvitit përmes ngritjes së një fshati në qendër të kryeqytetit në rrugën Murat Toptani.
Të njëjtat kompani të familjes Basha do të marrin sërish fondet e kryeqytetit, ku prania e sekserit kunat është gjithandej me email apo pa email, fizikisht apo në forma të tjera të hapura duke vënë në pozita presioni bizneset që ndodhen në vështirësi financiare e nuk mund të paguajnë për xhepat e Lulit apo kujtdo rreth tij.
Tiranës po i vidhen hapur taksat e qytetarëve të saj!

Është detyrim themelor transparenca për këdo ndryshe çdo orë çdo ditë ata atje në Bashkinë e Kunatit vetëm do grabisin e kjo nuk është ajo çka ne meritojmë. Sërish nuk do ngurojmë të përdorim mekanizmin e drejtësisë për shpërdorim të detyrës nga zyrtarët e bashkisë sepse dhënia e një trualli publik për interesa familjare është antiligjore, konflikt i hapur interesi dhe korrupsion.
Faleminderit gazetave të pavarura që guxojnë për të vërtetën! - tha Dalipi

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma