PS: Bashkia pengon punën e
INUK, janë prishur 1400 ndërtime

PS: Bashkia pengon punën e<br />INUK, janë prishur 1400 ndërtime
Partia Socialiste ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se po pengon aksionin e INUK për të liruar hapësirat publike. Deputeti socialist Ervin Bushati, në një konferencë për shtyp tha se INUK po bën punën që nuk e bërri kurrë Bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha.

“Ligji që rregullon veprimtarinë e Inspektoriatit Ndërtimor dhe Urbanistik vendor e thotë qartë se: gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tij inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë apo komunës vendos përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës dhe vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm”, deklaroi Bushati.

Sipas tij INUK ka prishur deri më sot 1400 ndërtime të paligjshme që lulëzuan në Tiranë në kohën e Bashës dhe  ka çliruar deri më sot 98.000 metra katrorë sipërfaqe publike, trotuarë e lulishte të zaptuara në Tiranë me bekimin e kryetarit të Bashkisë.

“Por siç po e tregojnë faktet, skema për zaptimin e hapësirës publike të Tiranës ka qenë edhe më e turpshme e kriminale. Në njërën anë ishte Luli që i nxiste, e në anën tjetër Saliu që i legalizonte duke dhënë tapi për trotuare, lulishte e oborre pallatesh. Opozita sot duhet të kërkonte ndjesë për këtë situatë të nxitur nga vetë ajo. Por natyrisht, kjo s’ka për të ndodhur. Ashtu siç sulmoi policinë për çlirimin e Lazaratit nga droga, edhe sot opozita ka zgjedhur të bëhet palë me antiligjin duke sulmuar INUK”, tha deputeti socialist.


Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë