TIRANE- “Politikat ekonomike të kryeministrit të vendit, Sali Berisha, janë të dështuara dhe këtë shqiptarët po e prekin thuajse çdo ditë”. Akuza është bërë nga sekretari për programin në Partisë Socialiste, Ilir Beqja, në kuadër të fushatës “100 arsye për të mos votuar Berishën”. Beqja tha se ekonomia e vendit dhe ajo familjare ëshrë rrënuar, ndërsa theksoi së kryeministri nuk shfrytëzoi asnjë nga tetë zonat ekonomike të vendit.
“Qeverisja 8-vjeçare e Saliut është në grahmat e fundit. Gjendja e ekonomisë vijon të përkeqësohet, ndërsa sipërmarrjet vijojnë të vuajnë. Vuajnë, së pari, sepse modeli ekonomik i Saliut ka dështuar. Ekonomia ka ndalur. Dështimi i modelit pasqyrohet qartë. Që prej janarit të vitit 2011 janë mbyllur apo kanë pezulluar aktivitetin më shumë se 19 mijë biznese. Kjo do të thotë që çdo ditë mbyllen rreth 23 biznese, apo çdo orë mbyllet një biznes. Dështimi i modelit duket qartë se asnjë nga 8 zona ekonomike nuk u vu në punë. Jo vetëm që nuk u vunë në punë, por asnjë tullë nuk është vënë në asnjë prej tyre”, u shpreh sekretari për Programin ekonomik në PS.

Duke vënë theksin në nivelin në rritje të borxhit në 63.5 %, Beqja tha se gjatë kësaj periudhe po ndodhet në vështirësi jo vetëm biznesi i ndërtimit dhe turizmit, por edhe biznesi I vogël, duke sjellë rritje të papunësisë.
“Edhe pse në 2005 Saliu e përgjysmoi taksën e biznesit të vogël, vendosja e tatimit mbi të ardhurat 10% në 2008 dhe përfshirja në TVSH e xhiros mbi 5 milionë lekë kanë bërë që biznesi i vogël të ketë një barrë fiskale më të rëndë se biznesi i madh. Rënia e fuqisë blerëse ka sjellë që tek biznesi i vogël listat e borxheve të arrijnë në 150 milionë euro. Nga kjo vuajnë më shumë se 100 mijë vetë të punësuar në këto biznese e për pasojë më shumë se 400 mijë vetë që jetojnë me këto biznese, tha Beqja.
Sekretari i PS-së për programin vuri theksin në premtimin e pambajtur të Berishës për krijimin e vendeve të reja të punës, dhe vështirësitë me të cilat përballen familjet shqiptare. Ndërsa shtoi se Partia Socialiste ka një program të detajuar për përmirësimin e situatës në vend.

“Rilindja fillon me rimëkëmbjen e ekonomisë. Ne jemi gati. Kemi një plan të qartë. Një program të detajuar qeverisës. Me punësim real, jo rritje të papunësisë. Do të krijojmë 300 mijë vende pune. Me zhvillim rural, jo braktisje të fshatit. Do të 5-fishojmë financimin publik për mbështetjen e bujqësisë. Me taksë të ndershme, jo taksë të sheshtë”, tha Beqja në fjalën e tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com