PS: Berisha gënjeshtar, korrupsioni
i tij po mban peng Shqipërinë
“Gënjeshtar dhe i papërgjegjshëm”. Me këto fjalë e ka nisur reagimin e tij deputeti socialist Taulant Balla, në përgjigje të konferencës për shtyp që Kryeministri Berisha zhvilloi sot. Sipas tij shefi i qeverisë gënjen për ekonominë, për çështjen e imunitetit dhe hetimin parlamentar të kërkuar nga opozita. “Korrupsioni i tij po mban peng Shqipërinë”, tha Balla.
TIRANE - “Gënjeshtar dhe i papërgjegjshëm”. Me këto fjalë e ka nisur reagimin e tij deputeti socialist Taulant Balla, në përgjigje të konferencës për shtyp që Kryeministri Berisha zhvilloi sot. Sipas tij shefi i qeverisë gënjen për ekonominë, për çështjen e imunitetit dhe hetimin parlamentar të kërkuar nga opozita. “Korrupsioni i tij po mban peng Shqipërinë”, tha Balla.
Deputeti socialist tha se Kryeministri “është vetë tërësisht i implikuar në skandale që i rrezikojnë karrigen”, dhe përmendi këtu blerjen e disa aparaturave të shtrenjta, që sipas tij përdoren për të përgjuar opozitën dhe diplomatët e huaj, si dhe trafikun e armëve nga i cili “ai dhe i biri nuk ka hequr dorë edhe pasi vranë 26 persona në Gërdec”.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Kryeministri Berisha theksoi se asnjë fishek nuk është trafikuar nga Shqipëria dhe opozita nuk ka kërkuar krijimin e asnjë komisioni hetimor parlamentar në lidhje me këtë çështje.
Por sipas Ballës PS ka nisur “procedurat për transparancë që në shkurt, me depozitimin e kërkesës në Komisionin e Sigurisë”. Pas rreshtoi të gjitha hapat e ndjekura që atëherë, Balla shpjegoi se vetëm “3 ditë më parë Leonard Demi ka dërguar edhe një shkresë tjetër” për të kryer kontrolle në Ministrinë e Mbrojtjes, ndaj së cilës - përsëriti Balla - “rëndojnë dyshime të forta për trafik armësh dhe përgjime të paligjshme”.
P/LIGJI I MBAJTUR PENGDeputeti socialist më pas denoncoi edhe “keqpërdorimin e Kuvendit nga Sali Berisha”. “Ka më shumë se një vit që në zyrtaret e Jozefinës mbahet peng një p/ligj i hartuar nga ekspertë të huaj mbi mbikëqyrjen parlamentare të institucioneve”, tha Balla.
Ai deklaroi se hartimi i këtij p/ligji është financuar nga
OSBE dhe i kërkoi prezencës në Tiranë të këtij organizmi ndërkombëtar që “t’i kërkojë qeverisë miratimin” e tij.
“Sali Berishën e tradhtoi fytyra e tij sot kur tentoi të mohojë trafiqet”, deklaroi Balla ndërsa pyeti shefin e ekzekutivit përse shefi i SHIU-t, Ylli Zyla dha dorëheqjen, ndërkohë që “është një nga të paktët njerëz që hyn pothuajse çdo ditë në Kryeministri”?
RAMA: BERISHA ESHTE E SHKUARAPak minuta pasi deputeti Balla përfundoi reagimin e tij në selinë e PS, kryesocialisti Edi Rama shkruajti në Tëitter: “Kryeministri është e shkuara, flet në emër të së shkuarës. Me gjuhën e të shkuarës. Për t’i mbajtur shqiptarët peng të dasive e mendësive të shkuara”.
Rama shtoi se “sfida jonë është e ardhmja që duam të ndërtojmë” dhe se ajo është “pa dasi e sherre dhe me një gjuhë e mendësi të re, duke thënë ç’do bëjmë e bërë ç’do themi”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
81.1%
-
Jo
15.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15