TIRANE- Partia Socialiste përsëriti sot akuzën ndaj kryeministrit Berisha se kopjoi programin e PS-së për tatim fitimin nga rrogat nën 30 mijë lekë dhe i kërkon që të heqë dhe taksën e biznesit të vogël.
“Ky është një nga premtimet e socialistëve për rilindje shqiptare. Përse nuk e hoqe këtë taksë gjatë 8 viteve por e premtove tani në prang të zgjedhjeve dhe kur e ka bërë dhe opozita. Hiq dhe taksën e biznesit të vogël. Berisha thotë se ka synim që ta mbështesë, por në këto 8 vjet e ka rrënuar. Le të votojë heqjen e taksës së biznesit të vogël.”- tha Milena Harito, përfaqësuese e grupit të Punës për Programin e PS.
Gjatë viteve të qeverisjes së Berishës nuk u krijuan vende të reja pune por humbën 51 mijë vite- tha Harito duke premtuar se socialistët me të ardhur në pushtet do të heqin taksën e biznesit të vogël dhe taksën e korrupsionit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com