TIRANE - Kryetarja e Komisionit të Medias, njëkohësisht deputete e PS Valentina Leskaj, deklaroi sot për mediat se një tjetër dështim i kësaj qeverie, është liria e medias.

“Janë 93 ditët e fundit të qeverisjes 8-vjeçare që dështoi të zhdukë varfërinë, të luftojë korrupsionin, të garantojë rendin e ligjin dhe të respektojë lirinë e medias”, thuhet në deklaratën e Leskajt.

Duke iu referuar rastit të sulmit, siç e cilësoi ajo, ndaj Top Channel, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Medias Leskaj tha se, “qeveria tregon qartë standardet e dyfishta që përdor në raport me mediat”.

Ajo shtoi se ky abuzim është denoncuar dhe do të vazhdojë të denoncohet nga PS-ja sikurse dhe shqiptarët më 23 qershor do ta dënojnë atë me votë edhe për cënimin e lirisë së medias”, vazhdoi ajo.

Leskaj përfundoi deklaratën duke premtuar vendosmëri për një ndryshim thelbësor në vizion e sjellje ndaj medias.

Redaksia Online
(ata/Shqiptarja.com)