TIRANE- Mos mbajtja e premtimeve dhe besimi i kryeministrit se mund të mashtrojë shqiptarët duke përsëritur premtimet që ka dhënë që në 2009 dhe nuk i ka mbajtur janë arsye të tjera përse Partia Socialiste beson se në zgjedhjet e 2013 Berisha duhet të dalë në pension.

Milena Harito, anëtare e grupit të punës të programit “Rilindje” të PS-së renditi premtimet e pambajtura nga kryeministri gjatë mandatit të tij në qeveri.

Berisha u bë gazi i botës kur u premtoi se do fillonin punimet në kaskadën e Devollit. Në 9 qershor 2009 u pati premtuar 8000 vende pune. As kaskada nuk filloi dhe as vendet e punës nuk u krijuan.

Deklaroi se brenda 2009 do të përfundonte të gjithë impiantet e ujrave të zeza në të gjithë zonat bregdetare por nuk u ndërtuan. As landfilldet nuk u ndërtuan as strategjia nuk u zgjidh”- tha Harito.

Anëtarja socialiste shtoi se Partia Socialiste është e vetmja alternativë për një rilindje të Shqipërisë dhe më 23 qershor.

“Berisha duket i bindur se mund t’i tallë dhe mashtrojë siç ka bërë 8 vjet me ta, kjo është një nga arsyet pse do ta nxjerrim në pension më 23 qershor”- tha Harito.

(sg/shqiptarja.com)