PS cakton pagat për kryetarët e
degëve, më e madhja 1.2 mln lekë

PS cakton pagat për kryetarët e<br />degëve, më e madhja 1.2 mln lekë
Partia Socialiste, sipas vendimit të komunikuar në mbledhjen më të fundit të Asamblesë së saj, ka urdhëruar 61 kryetarët e degëve të saj, sipas çdo bashkie, të dorëzojnë të gjitha detyrat e tyre shtetërore që kanë, për t’ju përkushtuar kësaj detyre partiake.

Ky model i ri që do të aplikohet nga PS parashikon që vetë partia të paguajë funksionarët e saj në krye të punëve për çdo bashki.

Gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë janë caktuar pagat për kryetarët e degëve. Ato janë të ndara në kategori, sipas numrit të Zonave të Administrimit Zgjedhor që përmban bashkia në fjalë.

Përjashtim bën bashkia Tiranë, e cila do të trajtohet në mënyrë specifike. Pastaj bashkitë e tjera do të ndahen në tre kategori: me 3 ZAZ, me 2 dhe me 1. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se paga më e lartë do të jetë 1.2 milionë të vjetra, ndërsa për kategoritë e tjera do të jetë në rend zbritës. Partia Socialiste aplikon për herë të parë ndarjen e partisë nga pushteti publik.

Ruçi-deputetë: Asnjë mungesë të enjten, rrezikojmë ligjet
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist, ka qenë e shkurtër, por serioze për nga natyra e urdhrit të prerë të dhënë nga kreu i grupit, Gramoz Ruçi. Ai u ka kërkuar deputetëve që për asnjë arsye të mos mungojnë ditën e enjte, pasi do të miratohen ligje të rëndësishme që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe numrat janë të rëndësishëm.

“Asnjë mungesë të enjten. Një pjesë prej jush do të jenë në Kinë në vizitën e kryeparlamentarit Meta atje. Kjo i ngushton hapësirat për tolerancë për të tjerët. Kemi për të miratuar ligje të mbartura nga seancat e tjera që kërkojnë votat e të gjithëve, e prej të cilëve vendosemi në pozitë politike”-mësohet se ka thënë Ruçi.

Ditën e enjte pritet të hidhet në votim nëse do të ecin mirë negociatat ligji i ngelur prioritar i reformës në drejtësi, ai “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Po ashtu, disa ndryshime në Kodin Civil të miratuara dje në Komision e Ligjeve kërkojnë 84 vota, ndërsa ende nuk dihet nëse do të veprohet me shpejtësi edhe për dekretin e presidentit që riktheu për shqyrtimin ligjin për importin e mbetjeve.  


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave