PS: Cez mbulon korrupsionin në
bashkëpunim me ERE dhe qeverinë

PS: Cez mbulon korrupsionin në <br />bashkëpunim me ERE dhe qeverinë
TIRANE - Qeveria dhe Enti Rregullator i Energjisë jo vetëm që nuk kanë kryer detyrën e ngarkuar nga ligji, por janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në grabitjen që u është bërë dhe po u bëhet shqiptarëve nëpërmjet procedurave korruptive të përdorura nga CEZ shpërndarje në punën e saj. Është kjo deklarata që vjen sot nga selia rozë në vijimësi të akuzava prej disa javësh, kundër qeverisë dhe ERE.

Një ditë pasi ka kërkuar dorëheqjen e ERE, deputeti socialist, Arben Ahmetaj solli fakte, sipas të cilit, tregojnë korrupsionin që ka mbuluar veprimet e CEZ Shpërndarje në mbulimin dhe me bashkëpunimin e Entit Rregullator të Energjisë.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot paradite Ahmetaj tregoi disa kontrata që sipas tij, vërtetojnë akuzat për grabitjen në 3 nivele të parave që mblidhen nga debitorët e CEZ.

“Disa kontrata të cilat marrin edhe 30% të shumës që mbledhin. Madje dhe nga institucione buxhetore. Cila është nevoja?! Çfarë nevoje ka që CEZ Shpërndarje të marri një kompani për të mbledhur borxhin nga një institucion publik. Cila është arsyeja?! Arsyeja është fare e thjeshtë, devijim fondesh”, ka deklaruar deputeti socialist, i cili ka vijuar të tregojë kontrata me persona që janë drejtpërsëdrejti klientë të qeverisë.

Deputeti socialist duke bërë një renditje të tre niveleve, të grabitjes që u bëhet qytetarëve shqiptarë ka theksuar: “Qeveria së pari me të gjithë klientët e vet, së dyti Ministria e Ekonomisë me klientët e vet, së treti vetë CEZ brenda vetes përdor kompani çeke për mbledhjen e borxheve thjeshtë dhe vetëm për të devijuar para nga rryma normale kontabël dhe transparenca ndaj publikut. Këtu kam dy kompani çeke EOS Albania dhe kompania tjetër me administrator Milan Mersiç, i cili ka vetëm tre punonjës dhe e ka zyrën në një pallat në katin e parë. Ky person, kjo kompani ka përgjegjësi të rreshtojë të gjitha kompanitë shqiptare që kanë marrë kontrata të mbledhjes së borxhit në favor të vetes, vetëm me tre punonjës”.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë