PS: CEZ, skandali më i madh
mbifaturim me 60 mln $ në vit

PS: CEZ, skandali më i madh <br />mbifaturim me 60 mln $ në vit
TIRANE – Partia Socialiste akuzon qeverinë si të vetmen fajtore të kolapsit në të cilin gjendet sot kompania energjetike Cez-Shpërndarja. Sot, nëpërmjet deputetit të saj Arben Ahemtaj, PS tha se kjo kompani ka mbifaturuar mbi vlerën reale të asaj që konsumohet. Ky abuzim me konsumatorin, sipas Ahmetaj arrin vlerën e 60 milionë dollarëve në vit, ose ndryshe minimalisht 18 % më tepër se konsumi real.

“Sot do të fokusohemi te mbifaturimi që Cez i bën konsumatorëve. Sot ju sjell një grafik për të treguar mbifaturimin në vlera reale, për të treguar diferencën e madhe se sa konsumi i drejtëpërdrejtë i është faturuar konsumatorit. Diferenca na rezulton 60 milionë dollar në vit mbifaturim. Jo vetëm që paguan më shtrenjtë, por për shkak të këtij abuzimi paguan dhe 60 milionë dollar më tepër se konsumi i tij. Faturimi është minimalisht 18 % më shumë.”, u shpreh deputeti socialist.

Në vijimësi të denoncimeve ndaj borxhit të Cez ndaj qeverisë dhe abuzimeve që sipas PS, kjo kompani ka bërë ndaj konsumatorit, Ahmetaj tha: “Dua t’i rikthehem një momenti të rëndësishëm që e theksuam dje në lidhje me pasurinë e Cez, pasurinë e zeruar në vitet e fundit të kësaj kompanie. Grafiku që ju tregova dje, vlen të ritheksohet edhe sot, sepse ndërsa Berisha flet për buxhetin më të madh të historisë, ne duam t’i tregojmë shqiptarëve skandalin më të madh të historisë. Kjo qeveri është fajtori i parë dhe i vetëm që kjo pasuri është kantandisur në këtë situatë.”

Për të konkretizuar edhe më shumë akuzat e tij dhe abuzimin me mbifaturimin ndaj konsumatorit, Ahmetaj paraqiti para mediave edhe një faturë-shembull, në të cilën sipas tij, mbifaturimi është bërë në nivelet e 300 kilovat më shumë.

“Kjo është një mënyrë rutinë e mbifaturimit. Si kjo ka shumë e fatura të tjera të qytetarevë të cilët vullnetarisht na kanë treguar se si faturohen në mënyrë të jashtëligjshme. Qeveria shqiptare s’ka bërë asgjë përballë këtij fakti. Enti Rregullator nuk ka kontrolluar akoma ligjin e saj mbi faturën afrofe, një formë tjetër kjo mifaturimi. Fajtor që sot sistemi energjetik është në kolaps është qeveria shqiptare.”, tha deputeti socialist në një deklaratë për shtyp.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?