TIRANE - Përmes sekretarit për Emigracionin, Erion Veliaj, Partia Socialiste dënoi presionet ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës mbi bustin e ngritur në nderim të luftëtarëve të UÇPMB-së, të cilin Beogradi kërkon që të hiqet.
“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar që qeveria serbe po e trajton çështjen e monumentit në Preshevë si një çështje e një ndërtimi pa leje, duke banalizuar të gjithë ndjesitë që lidhen me të kaluarën e atij rajoni”, deklaroi Erion Veliaj.
Selia rozë dënoi gjithashtu kthimin e qytetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë për shkak të toponimeve të shkruara në gjuhën shqipe në dokumentet e tyre.
“Është e patolerueshme që familje shqiptare ndahen në kufi duke qenë se regjistrimi i toponimeve në gjuhën greke dhe në gjuhën shqiptare nuk përkon me kërkesat që ka vënë pala greke. Sot ne jemi një shtet sovran dhe është detyra e shtetit amë që të reagojë edhe për shqiptarët në Preshevë, edhe për shqiptarët në Greqi dhe për shqiptarët kudo që janë. Të reagosh me deklarata megalomane dhe të mos ju përgjigjesh problemeve konkrete që kanë shqiptarët sot në rajon për ne është e pafalshme”, tha Veliaj.
Partia Socialiste i kërkoi Qeverisë shqiptare që të reagojë zyrtarisht ndaj këtyre ngjarjeve.
“Në situatën ku ndodhemi sot pas ultimatumeve të përsëritura kemi pasur një reagim totalisht indiferent të qeverisë shqiptare. Gjëja e parë që ne kërkojmë sot është që qeveria shqiptare, si një qeveri e cila është një shtet anëtar i NATO-s, i OKB edhe i Këshillit të Evropës të reagojë në të gjitha këto forume si shtet amë për pakicat shqiptare që jetojnë në territorin e Ballkanit. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar që qeveria serbe po e trajton çështjen e monumentit në Preshevë si një çështje e një ndërtimi pa leje, duke banalizuar të gjithë ndjesitë që lidhen me të kaluarën e atij rajoni”, u shpreh Veliaj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com