PS dhe LSI pranojnë komision 
hetimor nga opozita për përgjimet

PS dhe LSI pranojnë komision <br />hetimor nga opozita për përgjimet
Mazhoranca ka vendosur të pranojë dje ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar të drejtuar nga opozita, për të kontrolluar nëse pajisja përgjuese IMSI Catcher është përdorur për përgjime të paligjshme në territorin e Shqipërisë. Kuvendi votoi me të gjitha votat e pranishme ngritjen e këtij komisioni i cili do të drejtohet nga ish-ministri i brendshëm, Flamur Noka, ndërsa për nënkryetar do të ketë Pjerin Ndreun.

Pretendimi i opozitës është se janë kryer përgjime të paligjshme nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. Në rendin e ditës ishte projektvendim “Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes përgjuese” IMSI Catcher”, dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme. Me anë të kësaj kërkese, opozita synon të rikthejë edhe një herë historinë e përgjimeve, për të cilën organi i akuzës ka hapur një proces hetimi.

Ngritja e këtij komisioni të posaçëm hetimor, kërkuar nga deputetë demokratë, do të bëjë kontrollin e përdorimit të kësaj pajisje përgjuese, komisioni do të përbëhet nga 11 deputetë, me kryetar nga PD-ja dhe do ta ushtrojë veprimtarinë e tij për 6 muaj. Mazhoranca nuk hezitoi të bashkojë votat e saj në favor të kësaj kërkese të opozitës. Në mbledhjen e tij të parë, komisioni do të zgjedhë sekretarin, dhe do të hartojë programin e punës. Mësohet se në seancë dëgjimore do të thirret prokurori i përgjithshëm, ministri i brendshëm, kreu i SHISH, dhe drejtori i përgjithshëm i policisë.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik