PS dhe opozita s'bien dakord për 'Zgjedhoren', analistët për Report Tv: Mungesë vullneti politik, duhet PD-ja në tryezë (VIDEO)

Mungesë vullneti politik për të realizuar reformën zgjedhore. Kështu i shohin analistët qëndrimet e partive politike pas mbledhjes së tretë të komisionit të reformës zgjedhore, e cila solli në mosdakrodësimin e dy bashkëkryetarëve për mënyrën si do realizohet kjo reformë.

Aktualisht reforma zgjedhore duket e bllokuar, unë besoj që reforma është bllokuar për arsye politike dhe jo për arsye teknike, pavarësisht investimit që opozita e re ka shprehur një vullnet apriori, që ka pranuar të ulet në tryezë me mazhorancën” tha Erl Murati.

Mazhoranca dhe jo vetëm ajo janë të pa interesuara për të bërë ndryshimin në sistemin zgjedhor sepse sic dihet ky sistem zgjedhor që është zbatuar 3 herë ka dhënë rezultate shumë të mira në favor të interesave të tyre politike” tha Kristaq Kume.  

Ndonëse partia Demokratike refuzoi ftesën e Damian Gjiknurit për të marrë pjesë në mbledhjen e reformës zgjedhore duke këmbëngulur për kushtet e vendosura, analistët thonë se prezenca e PD është e domosdoshme sa i përket realizimit të kësaj reforme.

Unë besoj se nuk mund të kemi një përcaktim të rregullave të lojës zgjedhore pa opozitën kryesore që është ajo jashtë parlamentare. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme për ta lënë në dorë të deputetëve që kanë thyer urdhrin politik" tha Erl Murati.

Është e domosdoshme prezenca e opozitës jashtë parlamentit, që do të thotë se mazhoranca aktuale e cila e ka ofruar një karrige për reformën zgjedhore” tha Kristaq Kume. Dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari paralajmëruan një tjetër tryezë ku do kërkohet përsëri prezenca e PD.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karrosi: 13/10/2019 16:16

    Asnje nuk do nje reforme te vertete zgjedhore: vetem me sistemin e tanishem mund te zgjedhhin ke te duan drejtuesit e partive , cdo sistem tjeter i jep fuqine popullit dhe kjo nuk u intereson. Nje shembull I thjeshte: dihet qe me prefekturen e lezhes PS e PD marrin secila 40 % ajo qe mbetet eshte e lekundur ose nje parti tjeter. Cdo parti prezanton listen prej 7 kandidatesh, per dy partite e medha jane te garantuar tre te paret keshtu qe lista mund te kete kete renditje: 1. Krimineli 2 . Korrupsionisti 3 injoranti servil 4 iliri 5 arbeni 6 kujtimi 7 prenga. Tre te paret zgjidhen deputete, besoj e kuptoni mekanizmin qe nuk duan ta nderrojne

    Përgjigju
  • Papi: 12/10/2019 20:03

    Analet qe po flasin per reformen jane ata qe skane folur qe nga 2008 deri me sot Ps don pazare me ata ne rruge por votat nga ata qe jane ne kuvend!!! Kjo tregon qe ps dhe ata ne rruge jane bashke pa cka se cili kishte rrolin e rrugacit e kush te pushti-tarit Qellimi eshte qe te menjanohen deputetet qe hyne ne kuvend nga perendimoret Pra nqs deputetet e perendimoreve po anashkalohen keta te tjeret c'qellim kane?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja