PS dhe PD bashkojnë votat në Shkodër, nuk rritet çmimi i ujit! Propozimi i Ujësjellësit rrëzohet në këshillin bashkiak

ShkoderPas rreth 3 orëve e gjysmë mbledhje, Këshilli Bashkiak ka rrëzuar propozimin e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm për konsumatorët si dhe për tarifat për largimin dhe përpunimin e ujrave të ndotura.

Ka qenë një vendim në unison i të gjithë këshilltarëve të PS- së, PD- së, BF- së dhe PSD- së. Këshilltarët kanë rënditur arsyet si parësore mangësitë në cilësinë e ofrimit të sherbimeve nga kjo ndërmarrje rajonale si dhe nivelin e lartë të humbjeve administrative, që sipas saj nuk justifikojnë kërkesën për rritje të tarifave.

Kjo shoqëri është tashmë Shoqëri Aksionare me pjesëmarrjen e Ministrisë së Infrastrulturës në masën 51% dhe të 5 bashkive të qarkut të Shkodrës, të gjitha bashkë me 49% të aksioneve.

Në relacionin e depozituar pranë Këshillit Bashkiak nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër, është kërkuar rritja e ujit për abonentet familjarë nga 40 në 70 lek në m3 për ujë. Kjo çeshtje ngjalli mjaft sensibilitet tek qytetarët, i shprehur edhe nga dëgjesat publike të organizuara në të 5 bashkitë e qarkut Shkodër, që u përkthye me mosmiratimin e e propozimit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zurdull Kasap Re hep Bule Leka [ kepi ]: 01/07/2024 14:07

    Bravo Shkodra tregon Kulturen dhe dinjitetin nē radh tē par pēr pensjonistēt e mbaruar. Respekt Shkodra loses.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë