TIRANË - Kryesia e PS përfshihet nga debatet pas refuzimit të deputetëve Ben Blushi e Valentina Leskaj për kryetar dhe nënkryetar të komisioneve kuvendore. Emërimet e drejtuesve të rinj janë bërë mes debatesh edhe në grupin kuvendor demokrat, ku ka pasur përplasje mes kryetarit Basha dhe deputetit Sokol Olldashi.
Që prej ditës së djeshme komisionet kuvendore kanë tashmë drejtuesit e tyre të rinj, propozimet për të cilët pritet të votohen në seancë. Por, përzgjedhja e emrave për komisionet ka kaluar mes debatesh në kryesinë e socialistëve dhe grupin kuvendor të demokratëve.
SOCALISTËT
Kryesia e Partisë Socialiste e mbledhur dje pasdite është përfshirë në debate për vendosjen e kryetarëve dhe nënkryetarëve të komisioneve parlamentare. Deputeti Ben Blushi dhe Valentina Leskaj nuk kanë pranuar që të jenë në pozicionin e kryetarit dhe të nënkryetarit të komisioneve parlamentare, duke refuzuar Kryesinë. Sipas burimeve brenda selisë rozë deputetit dhe njëherësh anëtari i Kryesisë Ben Blushit i është kërkuar që të drejtojë komisionin e Jashtëm, por, sipas burimeve Blushi nuk ka pranuar që të drejtojë këtë komision, duke ia deleguar deputetes dhe anëtares së Kryesisë, Arta Dades, e cila ka qenë nënkryetare kur PS ka qenë në opozitë. Nuk bëhet e ditur se kush ka qenë argumenti që Blushi ka refuzuar këtë pozicion në Komisionin e Jashtëm. Valentina Leskajt i është propozuar që të jetë nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, por edhe ajo e ka refuzuar kategorikisht, duke e vlerësuar si fyerje.
DEMOKRATËT
Mbledhja e parë e grupit parlamentar të PD pa prezencën e Sali Berishës u zhvillua me tone të ashpra dhe konflikte të vazhdueshme mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe ish-kandidatit për kryetar të PD, deputetit, Sokol Olldashi. Që në fillim të mbledhjes, kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi edhe ndarjen e re të posteve të kryetarëve dhe nënkryetarëve në komisionet parlamentare në Kuvend. Leximi i propozimeve të bëra nga Basha ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të deputetit, Sokol Olldashi. Ky i fundit i ka kujtuar kryetarit të PD se duhet të ruhen balancat edhe brenda grupit parlamentar, ndërkohë që më parë për komisionin e medias, në postin e kryetarit ishte folur për emrin e Mesila Dodës, edhe për faktin se zonja Doda ishte marrë me median. “Është rebeluar menjëherë pas leximit të emrave deputeti i PD, Olldashi. Në sallën e mbledhjeve ka rënë disi heshtja, por ai që e theu ka qenë vetë kryetari i PD, Lulzim Basha. “Kështu është vendosur më përpara”, mësohet të ketë thënë Basha, çka ka lënë dyshime te disa deputetë të PD, se këtë fakt e ka vendosur ish-kryetari Sali Berisha, i cili nuk ishte në mbledhjen e djeshme.
NDARJA E KOMISIONEVE
Mazhoranca do të drejtojë Komisionin e Sigurisë Kombëtare me kryetar Spartak Braho aty ku Partia Demokratike ka zgjedhur për nënkryetar Flamur Nokën. Për Brahon ka vendosur Partia Socialsite, pasi ai është pjesë e PS dhe merr pjesë në mbledhjen e grupit të PS. Është rënë dakord në Kryesi që komisionin Parlamentar të Ligjeve ta drejtojë deputeti Fatmir Xhafaj, ndërsa Partia Demokratike ka zgjedhur për nënkryetar Oerd Bylykbashin. Po ashtu është rënë dakord që komisionin Parlamentar i Ekonomisë të zgjidhet si kryetar Erjon Braçe aty ku PD ka zgjedhur si nënkryetar Ridvan Boden. Për kryetar të këtij komisioni kanë qenë dy kandidatura, Erjon Braçe dhe Anastas Angjeli, ku mesa duket Braçja ka fituar besimin e kryesisë. Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese do ta drejtojë deputeti Eduard Shalsi. Po ashtu si nënkryetare të komisionit të Shëndetësisë është zgjedhur Klodiana Spahiu. Duhet të theksohet se pozicionet e tjera të nënkryetarëve të komisioneve i janë lënë Lëvizjes Socialsite për Integrim. Ndërsa si nënkryetar i komisionit të Medias është zgjedhur Alfred Peza. Gjithashtu Kryesia e Partisë Socialsite ka zgjedhur për nënkryetar të Kuvendit aleatin e tyre, Vangjel Dule. Ndryshe nga ministrat që i zgjodhi të ri, drejtuesit e komisoioneve i ka zgjedhur “të vjetrit”.
NËNKRYETAR PARLAMENTI
EDMOND SPAHO PD
VANGJEL DULE PBDNJ
KOMISIONI I LIGJEVE
KRYETAR - FATMIR XHAFAJ PS
NENKRYETAR – OERD BYLYKBASHI PD
KOMISIONI I EKONOMISE
KRYETAR - ERJON BRACE PS
NENKRYETAR – RITVAN BODE PD
KOMISIONI I SIGURISE
KRYETAR – SPARTAK BRAHO PS
NENKRYETAR – FLAMUR NOKA PD
KOMISIONI I INTEGRIMIT
KRYETARE – MAJLINDA BREGU PD
NENKRYETAR – TAULANT BALLA PS
KOMISIONI I MEDIAS DHE ARSIMIT
KRYETAR – GENC POLLO PD
NENKRYETAR – ALFRED PEZA PS
KOMISIONI I ÇËSHTJEVE SOCIALE
KRYETARE – ALBANA VOKSHI PD
NËNKRYETAR - LSI
KOMISIONI I JASHTËM
KRYETARE – ARTA DADE
NËNKRYETAR - ALDO BUMCI
KOMISIONI I SHËNDETËSISË
KRYETARI – ENDE ASNJE PROPOZIM
NËNKRYETARE KLODIANA SPAHIU
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com