TIRANË – Partia Socialiste ka vazhduar edhe sot të përsërisë “kundërofertën “ e saj për protestën e së premtes të Partisë Demokratike. Sot, ka qënë deputetja Vasilika Hysi e cila, përveçse ka ironizuar faktin që protestën do ta drejtojnë trafikantët dhe kontrabandistët, ka shtuar një detaj më shumë:

“Dilni në protestë që të mos ndihen të braktisur punonjësit e Bashkisë Tiranë dhe pastrim gjelbërimit që i ka zënë taksirati e duhet të dalin shesheve për hesap të atyre që shkatërruan shtetin e policinë për 8 vjet.”

Nuk është e rastit dhe as për herë të parë që PD-ja nxjerr punonjësit e institucioneve që drejton, në fushatë elektorale apo protesta të saj. Pjesëmarrja e fundit e tyre ishte ajo e punonjësve të bashkisë së Kamzës së drejtuar nga Xhelal Mziu, të cilët kërkonin legalizimin e banesave të tyre falas  duke bllokuar për pak kohë edhe rrugën kryesore të Kamzës. Këta punonjës u identifikuan me emër dhe rezultuan të ishin punonjës të Bashkisë së Kamzës dhe institucioneve në varësi të saj.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)