PS: Do vazhdojmë të hedhim
dritë mes Cez, qeverisë dhe ERE
Pas letrës publike të kompanisë çeke energjetike të Cez Shpërndarje e cila kërcënoi se do të ndiqte rrugën ligjore nëse akuzat e socialistëve kundër shoqërisë do të ndikonin në krijimin e një imazhi negativ ka reaguar Partia Socialiste.
TIRANE – Pas letrës publike të kompanisë çeke energjetike Cez Shpërndarje, e cila kërcënoi se do të ndiqte rrugën ligjore nëse akuzat e socialistëve kundër shoqërisë do të ndikonin në krijimin e një imazhi negativ, ka reaguar Partia Socialiste.
Deputeti socialisit Arben Ahmetaj tha pasditen e sotme nga selia rozë se është i bindur për të vazhduar më tej me akuzat dhe sjelljen në dritë sipas tij, të vërtetave që fshihen pas Cez-it Entit Rregullator dhe qeverisë, ato që deputeti i quan skandalet më të mëdha në sistemin elektroenergjetik shqiptar, pavarësisht nëse Cez do ta ndjekë ligjërisht çështjen.
“Cez merr përsipër të përgënjeshtrojë denoncimet e opozitës në lidhje me atë që ndodh. Qeveria dhe ERE janë përgjegëz të drejtëpërdrejtë të dështimit të Cez.”, u shpreh deputeti socialist.
Ahmetaj paraqiti edhe në këtë deklaratë për mediat, fakte të reja që sipas tij flasin për një humbje të kompanisë Cez me 37.5 %, fakt i evidentuar nga ana e tij në një raport të vitit 2011
“Ja ku kam një pjesë nga raporti i vitit 2011. Duke marrë në kosideratë humbjet e kompanisë, situata paraqitet me 37. 5 % .”, u shpreh Ahmetaj.
Duke iu referuar përgjigjes së Cez përmes një letre ndaj tij, deputeti kërkoi që Cez të përgjigjet gjithashtu edhe ndaj këtyre pyetjeve të ngritura: Pse niveli i investimeve është vetëm 20 %, pse humbjet janë kaq të larta, pse shqiptarët paguajnë 200 % më shtrenjë se në 2005, që një pjesë paguajnë dhe një pjeë nuk pagujanë, cila është arsyeja që sot është zeruar vlera e kompanisë Cez?”
Redaksia OnlineGre.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.6%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46