Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur strukturat e reja. Stefan Çipa është zgjedhur në vendin e Koço Kokëdhimës si Sekretar për Emigracionin.
 
Taulant Balla dhe Luljeta Dollani janë zgjedhur nga asambleja n/kryetarë të Asamblesë së re, ndërsa Ulsi Manja u zgjodh Sekretar i Asamblesë.
 
Ervin Bushati është zgjedhur Kryetar i Këshillit Mbikqyrës të Financave të Partisë Socialiste.
 
Në Asamblenë e PS janë pranuar si anëtarë Et'hem Ruka, Ilir Zela, Bukurosh Stafa dhe Luan Hajdaraga.
 


dy.b/shqiptarja.com