TIRANE - Deputetja socliaste Eglantina Gjermeni në një prononcim për median nga selia rozë tha se vrasja e Julian Çelës tregon se krimi mbizotëron dhe qeveria nuk garanton as sigurinë e fëmijëve as trë jetës së njerëzve.
Gjermeni është drejtuar me akuza tepër të rënda ndaj sistetmit të drejtësisë dhe atij të rendit, e nxitur nga rasti i pedofilit vrasës Ardian Prenjasi, i cili pasi u arrestua për rrëmbimin dhe abuzimin me një të mitur rrëfeu vrasjen e djalit të zyrtarit të SHISH-it, i cili kërkohej prej rreth 4 muajsh, 11-vjeçarit Julian Çela.
“Sa i paaftë dhe i kalbur është i gjithë sistemi i drejtësisë dhe rendi. Sot ky shtet nuk na garanton më asgjë. Prej pak ditësh zbuluam se nuk na garanton dot as sigurinë e fëmijëve tanë nga monstra. Ky krim nuk është thjesht vepër e një të sëmuri, është vepër e sistemit të drejtësisë, e organit të rendit që si gjithmonë nuk bën gjë për ta prandaluar”, tha deputetja socialiste.
Teksa kryeministri deklaroi po sot në mbledhjen e qeverisë se Shqipëria ka shkallën më të lartë të zbulueshmërisë së veprave penale, Gjermeni iu referua rastit të vitit 2008 kohë kur i njëjti pedofil, 45-vjeçari Prenjasi u dënua vetëm më një gjobë për rrëmbim e një fëmije.
“Si ka mundësi që ky pedofil shpëton me një gjobë nga rrëmbimi i një fëmije? A ka një bazë të dhënash policia jonë, a ka një inspektor zone? Shqiptarët nuk kanë nevojë për një drejtësi që vepron pas pilafit”, tha ajo.
Në përfundim tyë deklaratës, Gjermeni theksoi se Partia Socialiste në pushtet, është e vendosur të adresojë shkaqet e krimit, ta prarandalojë dhe dënojë maksimalisht atë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Deputeti demokrat dje në "5 Pyetjet nga Babaramo"