PS e Delvinës: Vëllai i Klement
Balilit po blen votat për 50 euro

PS e Delvinës: Vëllai i Klement<br />Balilit po blen votat për 50 euro
DELVINE-Partia Socialiste e Delvinës ka denoncuar sot në mesditë në Polici një skemë që sipas saj po përdoret nga LSI për blerjen e votave në lagjen Papuci.

"Nga ana jonë është konstatuar se në shkollën “Xhelal Berberi” në Lagjen Papuci, nga përfaqësues të subjektit politik LSI po shpërndahen para tek votuesit. Paratë shpërndahen me qëllim blerjen e votës dhe ky proces bëhet duke kaluar të gjithë zgjedhësit nga një ambient privat që shërben si lokal dhe banesë, i vendosur në të djathtë të hyrjes së shkollës “Xhelal Berberi”.
Votuesit përpara se të futen në qendrën e votimit kalojnë në lokalin që përmendëm më sipër ku I bëhet dhe pagesa e shumave të parave që vraiojnë nga 50 euro",
citohet ne letren e dreguar ne Policine e Delvines.

Në denoncim është përshkruar edhe skema se si po veprohet për blerjen e votave për 50 euro. Sipas PS-se se Delvines, shtetasi i dyshuar që po ble votat është Bako Balili. Shqiptarja.com mëson se Bako Balili është vëllai i Klement Balilit, ky i fundit i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Në hyrje të lokalit votuesit priten nga persona që i ftojnë brenda për të pirë një kafe. Më pas ata ulen në një tavolinë brenda lokalit, në katin e parë dhe aty i bëhet pagesa nga shtetasi i dyshuar si Bako Balili. Pas kësaj votuesit dalin nga dera tjetër e lokalit dhe shkojnë për të votuar. Në kthim votuesit kthehen përsëri në lokalin ku kanë marrë pagesën për të treguar se ata kanë votuar”, thuhet në denoncimin e PS-së duke i kerkuar te marrin masat per ndalimin e ketyre veprimeve.

ps e delvines leter

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë