Parku i ri në Elbasan, i cili mban emrin ‘Dua të Luaj’, tashmë mirëpret ‘çamarrokët’ e vegjël. Hapësira e gjelbëruar prej 22 mijë metrash katrorë është e plotësuar me kënde lojërash, fusha sportive, pista vrapimi e biçikletash që të shfrytëzohen nga fëmijët e çdo moshe.

“Mirëmëngjes dhe me parkun e ri ‘Dua të Luaj’ në Elbasan, një hapësirë prej rreth 22 mijë m², me fusha sportive, pista vrapimi e biçikletash, kënde lojërash për fëmijët dhe plot gjelbërim për familjet e çdo moshe, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan kryeministri Rama në postimin e ndarë në rrjetet sociale.