TIRANE-  Deputeti i PS-së ilir Pendavinji, i cili mban dhe postin e kreut të PS-së në Korçë mohon të jetë paguar lekë në këmbim të votës për kandidatin e së majtës Sotiraq Filo në zgjedhjet e pjeshme vendore të Korçës.
 
“Nuk është e vërtetë. Nuk kemi paguar lekë për të votuar, por studenët e filmuar janë anëtarë të FRESH dhe u kemi paguar shpenzimet e rrugës. Ky gjest nuk tregon vjedhje dhe blerjen e votës. Prokuroria të pyesë studentët që janë filmuar nëse janë apo jo anëtare të FRESSH. Ja lëmë në dore drejtësisë këtë çështje”- tha Pendavinji në një deklaratë për shtyp nga selia e PS-së në Korçë.

 Sot prokuroria e Korçës nisi hetimet kryesisht për “dhënie shpërblimi dhe premtimeve”, pas pamjeve filmike të transmetuara ditën e Hënë, dt. 04.11.2013 në emisionin “Fiks Fare” në televizionin Top Channel”, ku disa shtetas dyshohet se jepnin para në këmbim të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Korçë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)