PS e përjashtoi nga procesi për zgjedhjen e presidentit, Berisha: Më nderuan! Në Kuvendin e 30 prillit zëvendësojmë Alibeajn, i shërben Edi Ramës

PS e përjashtoi nga procesi për zgjedhjen e presidentit, Berisha: Më nderuan! Në Kuvendin e 30 prillit zëvendësojmë Alibeajn, i shërben Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha

TIRANË- Partia Socialiste zgjodhi Enklejed Alibeajn për negociatat për emrin e Presidentin të ri duke përjashtuar nga ky proces Sali Berishën. Ish-kryeministri në televizionin e familjes së tij ka komentuar këtë qëndrim të PS-së duke thënë se e kanë nderuar, pasi sipas tij është fatkeqësi të negociosh me anëtarë të një organizate kriminale.

“Balla tha se do merret me Alibeajn. Mendoi se mua më lëndoi, por më nderoi. Për ne është fatkeqësi të kesh të bësh me anëtarë të një organizate kriminale. Do qëndrojmë opozitë e vërtetë.”-tha Berisha.

Berisha ka ritheksuar edhe njëherë që Lulzim Basha mund të garojë për kreun e ri të PD-së, ndërsa shtoi se data për zgjedhjen e kryetarit do të shpallet në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet më 30 prill.

"Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë për të gjtiha forumet përfshirë kryetarin e PD-së. Nuk do ndihesha aspak jo komod.”-tha Berisha.

Ndonëse nuk e njeh si kryetar të komanduar të PD-së, Berisha thotë se zëvendësimi i Enkelejd Alibeajt do të bëhet sipas statutit. Ai tha se Alibeaj do të zëvendësohet në kuvendin e 30 prillit nga nënkryetari i partisë që do të zgjidhet atë ditë. Sipas Berishës, Alibeaj i shërben vetëm Edi Ramës dhe jo Partisë Demokratike.

“Absolutisht pas asnjë diskutim që shumica dërrmuese e deputetëve njeh 11 dhjetorin dhe 6 marsin. Nuk ka asnjë diskutim por ka një problem, zëvendësimi i Alibeajt që nuk është më kryetar për ne, bëhet sipas statutit, duhet të zëvendësohet nga Nënkryetarin e partisë i cili do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar dhe në këto rrethana, pa u mbledhur Kuvendi i 30 prillit, pa u formuar Këshilli Kombëtar dhe Nënkryetari që do të kryesojë grupin, ai rri thjeshtë në funksion të Edi Ramës por ai për grupin është  krejtësisht i pavlerë", u shpreh ai. 

Partia Socialiste nis nesër procesin e konsultimeve për emrin e presidentit të ri dhe do të përfundojë më 29 prill dhe më pas të fillojë procesi në Kuvendi, me raundin e parë të votimeve më 4 maj. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla e bëri të qartë se nuk kanë ndërmend të negociojnë me Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit pasi nuk është grup parlamentar. Balla tha se do të negociojnë me kreun e grupit parlamentar të PD-së Enklejed Alibeajn.

Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret procedura duhet të nisë para datës 24 maj. Presidenti Ilir Meta mbyll mandatin e tij më 24 korrik 2022.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 19/04/2022 10:07

    Ke mbaruar po se kupton oi i vdekur. Ti gjynah qe mashtron pa reshtur ushtaret e tu nga mengjezi ne darke e ata perseri mbas bythes sate. Ashtu sic i mashtronte nxenesi yt nga tre vjet per zgjedhjet lokale dhe i la rrugeve. Vazhdoni me ate mendje se mir do jeni deri ne vitin 2033. Ju uroj suksese ne djegien e palmave e te thyerjes se xhamave. LEGEN

    Përgjigju
  • Doni: 19/04/2022 04:21

    Injoranca e PS me Ramen ideues nuk ka sesi te shtohet. Berishen e perjashtojme thone. Ndersa populli mund te postoje emrin qe do. Perderisa Berisha eshte nje shtetas, rrjedhimisht ka te drejte te propozoje sipas planit propogandistik idiot te organizates se pykave.

    Përgjigju
    • I tej: 19/04/2022 17:07

      Berisha eshte topmuti madh

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë